'Big Brother Albania' Vendos Rekord të Ri Kundër 'Big Brother Kosova' në Instagram!

Si pjesë e një analize të përfshirë nga Terra Marketing, ky raport detajon performancën e dy versioneve rajonale të programit televiziv "Big Brother" në platformën Instagram për periudhën nga 12 deri më 19 Janar 2024.

"Big Brother Albania" ka treguar një performancë mbresëlënëse, duke u vlerësuar me 68% në kategorinë e ndjekësve në krahasim me 31.5% të "Big Brother Kosova". Kjo shifër reflekton një avantazh të qartë në numrin e përdoruesve që i ndjekin këto faqe. Në aspektin e reagimeve, "Big Brother Albania" ka arritur 73%, një tregues i një përfshirjeje më të madhe nga audienca e tyre, krahasuar me 26.63% të "Big Brother Kosova".

Në kategorinë e postimeve, prania e "Big Brother Albania" mbetet e lartë me 68%, duke treguar një frekuencë më të rregullt të përditësimeve në krahasim me 32% të Kosovës. Angazhimi i përgjithshëm, është gjithashtu në favor të Shqipërisë me 56% ndaj 44% të Kosovës.

Në kategoritë vizuale, "Big Brother Albania" dominon me 80% në angazhimin e imazheve dhe 57% në angazhimin e videove, ndërsa "Big Brother Kosova" regjistron vetëm 20% dhe 24% përkatësisht. Rritja e faqes, që shpreh shtimin e reagimit të ndjekësve në një kohë të caktuar, gjithashtu ishte më e lartë për Shqipërinë me 57% ndaj - 24% të Kosovës.

Përqindjet e larta të angazhimit të ndjekësve, të cilat janë 50.31% për Shqipërinë në krahasim me 49.69% për Kosovën, përmbyllin këtë raport krahasues dhe tregojnë një trend të qartë të preferencës së audienca në rrjetet sociale. Këto të dhëna janë thelbësore për të kuptuar dinamikat e ndërveprimit dhe të ndikimit social të emisioneve në platformën digjitale.